TIRANË-Kisha Katolike ?Zemra e Shenjtë e Krishtit? në rrugën e Kavajës në kryeqytet ka rënë pre e vandalizmit mëngjesin e kësaj të enjte.
Me gurë dhe shishe birre janë thyer xhamat e 5 dritareve të ndodhura në anën e djathtë të fasadës.
ReportTv ju sjell pamjet teksa hetuesit ndodhen në ambientet e kishës dhe kryejnë veprimet e para hetimore.
Ndërsa jashtë kamerave përfaqësuesit e kishës të cilët këtë mëngjes teksa kanë shkuar për meshën e rastit janë ndeshur me thyerjen e xhamave shprehen se do të presin përgjigjen e policisë për të komentuar ngjarjen.
Por paçka kësaj ata shprehen se kurrë nuk kanë patur probleme dhe këtë e cilësojnë një akt vandal të disa të rinjve të papërgjegjshëm.
Ende nuk ka një autor të dyshuar të kësaj ngjarje të shëmtuar ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se janë shoqëruar deri më tani 7 persona si dhe po këqyren pamjet filmike të kamerave të sigurisë në rrugën ?Mujo Ulqinaku?.