http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Britani mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të përcaktojnë se kush do t?i udhëheqë negociatat për daljen e këtij vendi nga Bashkimi Evropian.Britania ka vendosur të largohet nga blloku në një referendum, të mbajtur vitin e kaluar.Analistët politikë thonë se zgjedhjet mund të kenë ndikim edhe në vendimin e Skocisë, për të mbajtur ose jo referendum të ri për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.Votuesit - rreth 46.9 milionë të regjistruar - do të zgjedhin 650 deputetë.Partia Konservatore e kryeministres Theresa May pritet të zgjerojë shumicën në Parlamentin britanik, por jo sa ka shpresuar.Sondazhet më 4 qershor e kanë nxjerrë atë në epërsi me rreth 43 përqind të votave, përballë Laburistëve me 36 deri në 37 përqind, raporton Radio Europa e Lirë.Theresa May ka thënë se i duhet të rrisë fuqinë e Partisë Konservatore, me qëllim që të forcojë pozicionin e saj në negociatat për Brexit.Këto negociata do të ndikojnë punësimin në Britani, pagat, çmimet e banesave, normat e interesit, migrimin, nivelin e tregtisë, mbrojtjen dhe sigurinë, financat publike dhe shërbimet pubike.May ka thënë se opozita do që të pengojë vullnetin e popullit britanik për dalje nga BE-ja.Laburistët opozitarë, me në krye Jeremy Corbyn, ndonëse me ton më të butë ndaj BE-së, kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga procesi i Brexit-it nëse i fitojnë zgjedhjet e 8 qershorit.Dy partitë tjera kryesore në këto zgjedhje - Partia Kombëtare Skoceze e udhëhequr nga Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, dhe Partia Liberal-Demokrate e udhëheqr nga Tim Farron, i kundërshtojnë planet për dalje nga BE-ja dhe nga tregu i përbashkët evropian.Por, sondazhet e opinionit në fillim të qershorit kanë treguar se ato nuk do të marrin më shumë se 10 përqind të votave.Analistët, megjithatë, parashohin se mbështetja më e fuqishme për Partinë Kombëtare Skoceze mund t?i rrisë shanset që Skocia të mbajë referendum për pavarësi.Një referendum i tillë në Skoci është mbajtur në vitin 2014, por atëbotë 55 përqind e votuesve kanë vendosur të mbeten pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, duke u thirrur në nevojën e të qenët pjesë e BE-së.Zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit janë thirrur nga kryeministrja May në fillim të prillit - tre vjet përpara se të skadojë mandati i deputetëve.Një tjetër çështje që ka dominuar fushatën zgjedhore, ka qenë siguria kombëtare. Britania është goditur nga tre sulme terroriste në muajt e kaluar.Më i fundit ka ndodhur më 3 qershor në Londër, ku militantët islamikë kanë vrarë shtatë persona dhe kanë plagosur 48 të tjerë.Theresa May shihet si lidere më e besueshme në luftën kundër terrorizmit, pasi, në të njëjtën kohë, dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira me aleatët e NATO-s.