http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku Veliaj bëri sot bilancin e punës dy vjeçare para banorëve të njësisë 8. Ai tha se investimet i kanë kthyer dinjitetin Tiranës, pas viteve te degradimit nën qeverisjen e Pd-së.Partia Demokratike po bëhet forcë e tretë dhe nuk ka budalla në Tiranë që t?i votojë. Për herë të pare është ndërtuar një shesh që në projektin e tij ka më tepër gjelbërim sesa pllaka. Për herë të parë kemi ndërtuar një shesh ekologjik.Veliaj premtoi se investimet në njësinë 8 do të vijojnë edhe gjatë dy viteve të ardhshme.Rikonstruksioni do të përfshijë ehe rrugë të tjera që do të pajisen me korsitë e biçikletave. Po ashtu, janë drejt përfundimit edhe banesat bashkiake në Shkozet, të cilat do të përdoren për komunitetin rom.