Report TV - Sheshi ‘’Skënderbej’’ hapet me 10 qershor,Kuke:Koncert madhështor

2017-07-09 4

Më shumë se 500 performues nga të gjithë trevat e Shqipërisë, nën tingujt e folkut shqiptar, e jo vetëm, do të jenë pjesë e koncertit që Bashkia e Tiranës ka organizuar për hapjen e sheshit ??Skënderbej??.

Kjo është vetëm pak nga surpriza që Pali Kuke, regjisor i koncertit na zbulon në mes të provave intensive, që kanë nisur prej 3 muajsh. Nën ethet e përgatitjes, Kuke shtoi se koncerti do të mbetet në kujtesën e vendit.

Po çfarë do të ndodhë pas koncertit me skenën e montuar në sheshin ??Skënderbej?? Kuke na zbulon diçka më shumë.

Sheshi Skënderbej do të shërbejë si hapësirë pedonale e shtruar me pllaka guri të marra nga 34 treva të ndryshme. Ceremonia e përurimit bëhet me 10 qershor, ora 19:30.

Free Traffic Exchange