Ilir Meta ka shpërthyer në akuza edhe më të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nga Berati, Meta tha se qytetarët do t?i japin përgjigjen e duhur oligarkisë së dy partive, që sipas tij i kanë shpallur luftë LSI-së.
Meta tha se nga frika e rritjes së LSI-së prej 3 muajsh, struktura të policisë të lidhura me trafikun e drogës po kërcënojnë qytetarët.
Ai iu përgjigj edhe akuzave se është LSI që kërkon të këtë gjithmonë njërën dorë në timonin e pushtetit.
Duke përdorur shprehjen e tij me dashuri dhe qetësi, Meta la të kuptohet se pas 25 Qershorit do të jetë LSI që do marrë drejtimin e vendit.
Tv Klan