Ora News – Naço, Ramës: Timonin e pate 4 vjet, kaq dite. Makinës ti ranë gomat

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Ministri i LSI-së, Nasip Naço, deklaroi nga Berati se koha e Kryeministrit Edi Rama ka mbaruar.
Naço i cili kërkon një tjetër mandat në Berat tha se është koha ti japim një shans LSI.
Naço: Ka mbaruar koha e këtij Kryeministri. Ju ja dhatë një shans, Ilir Meta ja dha shansin, sot është koha ti japim shansin LSI.
Ashtu si opozita, edhe Naço akuzoi Ramën për projekte dhe shpenzime luksi pa vizion. Lidhur me fabulën e timonit, Naço tha se Rama e pati i vetëm timonin katër vjet, por makinës së tij i kanë rënë gomat.
Naço: Edhe unë si anëtar kabineti kam ardhur me Kryeministrin e vendit për të inaguruar dhe ndërtuar një ishull në Berat. Nuk ka qenë filozofia dhe bindja ime por ka qenë e zëvendëskryeministrit që e ka propozuar dhe Kryeministrit që e ka inaguruar. Ka katër vjet, nuk e di nëse shikoni ndonjë ishull të ndërtuar në Berat? A thua ne vimë nga Dubai, kemi kaq shumë lekë të ndërtojmë dhe ishuj. Ne duhet të investojmë në bujqësi, të rrisim pagat e pensionet, të ulim taksat. Taksat janë të larta, nuk rritet ekonomia.
E dëgjoni Kryeministrin që thotë më jepni dhe një shans tjetër, më lini timonin vetëm thotë.Po mirë Kryeministër këto katër vjet fatorino ke qenë? Jo mo jo Kryeministër ke qenë dhe nuk ta ka prekut njeri timonin, të ka besuar Ilir Meta, të ka respektuar, të ka lënë të gjitha mundësitë të drejtosh Shqipërinë por kaq ke ditur dhe nuk dite. Për katër vjet nuk mbarove dot Lungomaren. Edhe Himarën e Petrit Vasilit e ke bërë mavi atje a thua se vetëm kjo ngjyrë ekziston. Kësaj makine të kryeministrit Rama i kanë rënë gomat dhe kërkon energji të reja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/naco-rames-timonin-e-pate-4-vjet-kaq-dite-makines-ti-rane-gomat/