http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plazhet shqiptare janë gati te presin pushuesit per ketë vit turistik. Monitorimi i Agjencisë se Mjedisit konstaton se ka përmirësim te ndjeshëm te situatës. Problematike mbeten dy pika ne Durrës, zona e plepave dhe currilat. Kreu i Agjencisë Kombëtare te mjedisit fajëson bashkitë. Sipas Julian Beqirit, pastrimi i plazheve publike dhe vendosja e koshave per mbeturinat duhet te behet nga njësite e pushtetit vendor.Megjithëse jemi zyrtarisht ne vere, plazhet ende nuk janë te populluara nga pushuesit. Shkak sipas nënkryetarit te shoqatës se operatoreve turistik, Besnik Vathi është fushata zgjedhore dhe muaji i ramazanit.Agjencitë turistike thonë se fushata per zgjedhjet parlamentare nuk ka ndikuar tek pushuesit e huaj, te cilët kane zgjedhur Shqipërinë si destinacion turistik.