Tom Doshi merret në pyetje nga Prokuroria - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti Tom Doshi qëndroi në Prokurorinë e Përgjithshme per afro dy ore, ku iu komunikua akuza për deklarim të rremë pasurie. I bindur se akuzat do të rrezohen në gjykatë, Doshi tha se PSD nen siglën e se cilës ai garon do te përfaqësohet ne parlament me 3 deputetë që do i marrë ne qarkun e Shkodrës.?Dihet që ishte tendencioze. Bëhet për zgjedhje, por unë kam një mesazh dhe për elektoratin. Të rrinë të qetë, asgjë s?kam me ligjin. Unë do të vij në parlament. Të gjithë akuzat do të bien poshtë në Gjykatë.?Por, a do e pengojnë fushatën e tij elektorale dy proceset gjyqësore që ka Tom Doshi??Nuk më pengon asnjë gjë, përkundrazi do më rritet mbështetja. Sepse këtu është tendencë për të mos qenë në parlament. Por unë pretendoj të marr tre deputetë në Shkodër, sepse ardhja ime në parlament është e padiskutueshme.?Por me kë do të bëhej koalicion Tom Doshi pas zgjedhjeve?Tom Doshi: Unë mbështes kryeministrin Rama. Nuk kam asnjë ofertë tjetër.Hetimet nisën pas kallëzimit të Inspektoratit te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, i cili e akuzoi Tom Doshin për fshehje të pasurisë.

Free Traffic Exchange