TIRANË-Deputeti Tom Doshi qendroi sot per 2 ore në Prokurorinë e Përgjithshme ku iu komunikua akuza për deklarim të rremë pasurie.
Doshi mbërriti rreth orës 10:35 minuta në Prokurori dhe doli prej andej pas 2 oresh me garancine se gjithcka do te zgjidhet pavaresisht veprimeve tendencioze te prokurorise, sic i quajti ai. "Une do hyje ne parlament, kurse Prokuroria do shkoje ne Gjykate", tha ai.
Tom Doshi u thirr për t?i njoftuar akuzën e dërgimit në gjyq nga prokurori Adnand Xholi për mosdeklarim pasurie.
Doshi akuzohet se nuk ka deklaruar 3 automjete dhe disa llogari bankare. Çështja hetimore ndaj tij ka nisur prej dy vjetësh pas kallëzimit të bërë nga ILDKP.
Doshi nuk ka kursyer buzëqeshjen teksa i drejtohej hyrjes së godinës së Prokurorisë.
Kurse ne dalje, 2 ore pas deshmise ne organet e akuzes, si Doshi dhe avokati dhane nga nje deklarate per mediat ku spikati, mbeshtetja qe Doshi ka ndaj Rames ne zgjedhjet parlamentare 2017.