BERAT-"Shqiptarët po ikin çdo ditë për shkak të politikës 27-vjeçare." Kështu është shprehur Shpëtim Idrizi gjatë një takimi me votuesit në Berat.
Kreu i PDIU u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë numrin 13 për t'i dhënë fund zig-zageve në vend numëro. Sipas tij, partitë flasin për reforma në fushatë por kur vijnë në pushtet bëjnë vetëm pauza.
Kryetari i PDIU-së theksoi se ndarja në 12 zona zgjedhore është e padrejtë, pasi vota nuk është e barabartë në të gjithë qarqet.
Shpëtim Idrizi u kërkoi qytetarëve të Beratit që të votojnë PDIU-në dhe kryesuesin e listës në këtë qark, Albano Idrizin.
Ndërkohë kryesuesi i listës u shpreh gjatë takimit se është koha që të largojmë me votë deputetët turistë që vetëm e zhvatën ndër vite Beratin