Report TV - Veliaj:Terminali multimodal,kopshti zoologjik e Piramida nisin së shpejti

2017-07-09 3

Rijetëzimi i Piramidës, Kopshti i ri Zoologjik, si dhe terminali multimodal për autobusët te ?Kthesa e Kamzës?, janë tre nga investimet madhore që do të jenë prioritet i punës së Bashkisë së Tiranës në dy vitet e ardhshme.

Gjatë bilancit 2-vjeçar të punëve në Njësinë 7, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës në bashkëpunim dhe me arkitektet gjermanë do të fillojë punën për zbatimin e projektit për ndërtimin e kopshtit të ri botanik dhe zoologjik.

?Duke filluar nga nesër do të prezantojmë masterplanin për kopshtin e ri zoologjik. Më në fund, kemi një produkt fantastik nga arkitektët gjermanë. Është punuar dy vjet për këtë produkt. Dhe menjëherë do të fillojmë zbatimin, që kopshti botanik dhe kopshti zoologjik të shndërrohen në një hapësirë fantastike?, tha ai.

Lidhur me rikonstruksionin e piramidës, Veliaj bëri të ditur se projekti parashikon shndërrimin e saj në një qendër fantastike kulturore.
9 b.h/Shqiptarja.com )

Free Traffic Exchange