Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Drilona Hoxha u shpreh se në një kohë rekord ky institucion ka nxjerrë të gjithë aktet nënligjore të cilat do të mundësojnë zbatimin e ligjit për monitorimin e shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore.
Hoxha u shpreh se deri tani kanë shprehur vullnetin e tyre 24 auditë teknicien dhe shprehur vullnetin e tyre 24 auditë teknicien dhe menjëherë sapo Ministria e Financave të akordojë fondin e kërkuar, KQZ do të emërojë auditët kontabël, të cilët do të fillojnë kontrollin dhe monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike.
KQZ u bën thirrje partive politike që të kryejnë detyrën duke treguar vullnet në zbatimin korrekt të ligjit dhe të akteve të KQZ-së në fuqi.
Deklarata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Kuvendi i Shqipërisë në datë 22 maj 2017, miratoi ligjin nr. 90/2017, i cili ndryshoi ligjin për partitë politike dhe ngarkoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me përgjegjësi dhe detyra shtesë, përsa i përket financimit të partive politike dhe monitorimit të shpenzimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore.