Ora News - Nis kontrolli për përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Mirëqenies Sociale do të hetojë fondet e ndara për ndihmën ekonomike. Kjo për shkak se ka denoncime se në skemë mund të jenë përfshirë persona të forcave të caktuara politike, me qëllim ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve. Ministrja Kërtusha firmosi propozimin për largimin nga puna të dy titullarëve lokalë në Inspektoriatin Kombëtar të Punësimit dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore me arsyetimin se morën pjesë në fushatë elektorale gjatë orarit të punës.

Të gjithë përfituesit e ndihmës ekonomike do të kalojnë në një sitë vlerësimi nëse kjo pagesë nga shteti është adresuar saktë ndaj personave që kanë nevojë apo janë bërë favorizime me qëllim përfitimi.

Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha, bën me dije përmes një deklarate për median se do të ndërrmarrë këtë auditim për të parë nëse ka abuzues të skemës më të përfolur thuajse nga të gjitha partitë politike.

Për këtë do të punojë një task-forcë me qëllim që kryeja e verifikimit të përmbyllet në një afat të shkurtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-kontrolli-per-perdorimin-e-fondeve-te-ndihmes-ekonomike/