Ora News – “Mos votoni të vegjlit”, Rama: Partitë e vogla duan të përfitojnë nga “tepsia”

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga qytetarët e Hasit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos votojnë partitë e vogla. Rama tha se ato janë krijuar vetëm për të përfituar nga pushteti dhe nuk përfaqësojne interesin e qytetarëve.Votat ai i kërkoi për më shumë përgjegjësi dhe për vijimin e reformave shtetformuese.
Për qytetarët e Hasit, Edi Rama, kishtë një apel: Të mos votojnë partitë e vogla. Sipas tij ato janë krijuar për të përfituar nga pushteti dhe nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.
Rama: Në 25 qershor duke mos u dhënë vota partive të vogla se janë parti të krijuara vetëm për interesa që nuk kanë lidhje me interesat tuaja. Mos na lini në dorë të partive që janë krijuar për të marrë vota dhe për të ngrënë tepsinë.
Rama kërkoi më shumë vota, në mënyrë që qeveria e tij të ketë më shumë përgjegjësi e të vijojë rrugën e reformave.
Rama: Na duhet vota për ta pasur ne timonin e qeverisjes, pa pasur të tjerë që të fusin dorën në timon.
Thirrjen për të mos votuar Partinë Demokratike ai ua drejtoi vajzave dhe grave të Hasit, për ti dhënë një mesazh të qartë të gjithë partive që i përjashtojnë ato nga lista.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mos-votoni-te-vegjlit-rama-partite-e-vogla-duan-te-perfitojne-nga-tepsia/

Free Traffic Exchange