Ora News – Shkodër, Bushati paraqet programin e PS-së për biznesin

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati, bashkëbisedoi me qytetarët duke paraqitur programin ekonomik dhe lehtësitë e parashikuar në të për biznesin. Ai shoqërohej nga kandidatja për deputete e zonës, Teuta Qyteza.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kandidatja per deputete e Partise Socialiste Teuta Qyteza zhvilluan nje takim me bizneset nga kryqezimi i ish deges deri ne afersi të unazës së qytetit, ku kanë paraqitur programin që prek interesat e ketij grupi.
Bushati: Këtu në Shkodër patëm mundësinë për të komunikuar me përfaqësues të bizneseve të vogla me të cilët ndamë hallet dhe shqetësimet e përditshme që ata kanë. Por nga ana tjetër morëm edhe disa sugjerime të vlefshme të cilat ne do ti brendësojmë në programin tonë për katër vitet e ardhshme sepse shumë është bërë por shumë më tepër do të bëhet katër vitet e ardhshme.
Takimi me qytetaret pavaresisht bindjeve politike është shoqeruar edhe me biseda të lira, ndërsa përafqësues të biznesit dhanë mendime për programin politik të socialistëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-bushati-paraqet-programin-per-biznesin/

Free Traffic Exchange