Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me militantë të Partisë Socialiste në Has, por gjatë fjalës së tij, përballë u shfaqën disa flamuj të Partisë Demokratike. Në fakt, përballë stendës të mitingut të PS-së ndodhet selia e Partisë Demokratike. Rama e ka përcjellë me batuta shpalosjen e flamujve të opozitës.
Rama: Ti që më bërtet që aty, mos më bërtit se i thashë Lulit. Votoni numrin 2. Duke votu atë 6, çfarë është ai numër?e çoni votën kot. Dhe në fund fare fitoni ca deputetë të PD-së në opozitë. Duke votu 2 votoni PS-në, keni dhe PD-në. Prandaj mos na turpëroni. Ju më keni borxh mua. Kush ua nxori Lulin nga çadra? Ua nxora unë.
Po të mos e kisha nxjerrë unë do e kishit me rroba banje në bulevard dhe do kërkonte ujë. Shaka, por shakaja është gjysma e së vërtetës. Ne nuk jemi armiq. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Mos dëgjoni ata që Edi Rama do më shumë pushtet për veten. Po të doja nuk e nxirrja Lulin çadra.
Rama: Edhe marrëveshjen që bëmë me Lulin unë e desha atë marrëveshje për Shqipërinë jo për vete, se ku ta çoj Lulin vetë?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-perballet-me-te-paprituren-gjate-mitingut-ne-has/