Ora News – ‘Furtunë’ në administratë, nga 21 të shkarkuar, 13 janë nga LSI

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm 5 ditë nga ngritja e task-forcës për monitorimin e sjelljes së administratës në fushatë, numërohen 21 shkarkime nga detyra. Rezulton se 13 prej të liruarve nga detyra, të jenë nga Drejtoritë që i përkasin LSI-së. Krahas shkarkimit depozitohen edhe kallëzime ne Prokurori për vendime të padrejta.
21 punonjës të administratës janë shkarkuar nga detyra për shkak të përfshirjes së tyre në fushatë elektorale dhe po kaq kallzime janë depozituar në Prokurori.
Numri më i madh i largimeve nga detyra i përket Levizjes Socialiste për Integrim, ku në total deri tani numëron 13 nga të shkarkuarit, ndërsa 8 i përkasin Partisë Socialiste.
Por ndërsa Prokuroria ka nisur verifikimin me kërkesë të institucioneve, ka ardhur edhe reagimi i vetë të shkarkuarve. Ka qenë fillimisht Drejtori i Postës Majlind Lazimi që është përgjigjur me një kundërpadi në Prokurori ndaj Ministres së Ekonomisë Milva Ikonomi, ndërsa paralelisht ka dërguar një padi edhe në Gjykatën Administrative.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/furtunene-administrate-nga-21-te-shkarkuar-13-jane-nga-lsi/

Free Traffic Exchange