Ora News – Forumet e partive unifikohen në një kontratë të përbashkët për të rinjtë

2017-07-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa drejtuesit e partive vazhdojnë të udhëheqin fushatat zgjedhore të rinjtë e forumeve të tyre politike kanë shpalosur platformat e përbashkët për rininë.
Për herë të parë, 11 forume rinore politike janë bërë bashkë përtej ngjyrimeve politike që përfaqësojnë për problemet e të rinjve.
Elio Hyska: Po flasim për punësimin e të rinjve, për edukimin e tyre, për infrastrukturën rinore dhe janë 8 projekte në të cilat ne do të donim bashkarisht, unanimisht të lobonim në katërvjeçarin e ardhshëm.
Floida Kërpaçi: Nëprmjet programit tonë për punësimin e të rinjve çdo i ri do të ketë mundësinë për të pasur programe trajnimi afatshkurta, 3-6 muaj që do të njihet me dokumentacion dhe me ligj si eksperiencë pune.
Belind Këlliçi: Kryesisht për sa i përket papunësisë së madhe tek të rinjtë që është në kufinjtë e 40%, ligjit të ri të arsimit të lartë i cili goditi në mënyrë klienteliste sistemin e meritë-preferencës, janë dy probleme shumë madhore që edhe kjo kontratë i adreson.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/forumet-e-partive-unifikohen-ne-nje-kontrate-te-perbashket-per-te-rinjte/

Free Traffic Exchange