Fluks padish për administratën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër kallëzim penal është regjistruar këtë të martë në prokurorinë e rrethit Vlorë nga ministrat teknik të qeverisë.Kësaj radhe është shefja e re e financave Helga Vukaj e cila i ka kërkuar organit të akuzës të hetojë mbi drejtoren e tatimeve të Vlorës, Pranvera Resulaj, për të cilën pretendohet se është përfshirë në fushatën elektorale.Në një njoftim për shtyp, ministria sqaron se drejtorja Resulaj, siç shihet edhe nga këto foto është angazhuar në fushatë në kundërshtim me ligjin.Ky vendim e çon në 22 numrin e kallëzimeve penale të ditëve të fundit ndaj punonjësve të administratës, të cilët janë shkarkuar për shkak të përfshirjes në fushatën elektorale. Ndërsa deri më tani është regjistruar vetëm një padi nga ish-drejtori i postës Majlind Lazimi, ndaj ministres Milva Ekonomi.Ndërkohë policia ka shpërndarë një urdhër për forcat operacionale për vëzhgimin apo dhe xhirimin e të gjithë personave që kryejnë funksione publike të cilët shkelin ligjin.Burime nga policia thanë se administrata do të monitorohet dhe nga kjo njësi për raste ku funksionarë publikë përdorin postin e tyre për veprimtari politike apo dhe zgjedhore.Ministrja e Financave Helga Vukaj ka zhvilluar një takim me komunitetin e biznesit. Qëllimi i këtij takimi ishte vijimi i bashkëpunimit me sipërmarrësit, si dhe shërimi korrekt që duhet t?u ofrohet nga administrate fiskale gjatë fushatës.Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga zyra e ministrisë thuhet se znj. Vukaj i kërkoi biznesit të denoncojë çdo formë presioni që vjen nga punonjësit e administratës, nga tatimet apo dhe doganat.

Free Traffic Exchange