http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpallur kryeministrin Edi Rama, jo thjesht si kundërshtar, por edhe si armik politik në këtë fushatë zgjedhore. Me nje gjuhe mjaft te ashpër, kandidatja për deputete Silvi Caka, akuzon kreun e qeverisë se po përdor segmente kriminale për të trembur LSI.Në emër të LSI, Caka shkon edhe më tej, kur thotë se Rama është personi që ka frikë nga vettingu.Silva Caka iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Rama, i cili nga Berati u shpreh një ditë më parë se LSI heq gratë socialiste nga puna. Për kandidaten e Beratit gratë e PS-së më shumë se çdo kush i ka injoruar kryeministri me mosmirënjohjen dhe arrogancën e tij, duke i zëvendësuar kudo me vajzat e korridoreve të rilindjes.