Report TV - Shkarkimet, Ministri teknik emëron drejtorin e ri të spitalit, Berat

2017-07-09 4

Arqile Vasili do te jete drejtori i ri i spitalit te Beratit pas shkarkimit te Idlir Frasherit.

Ministri teknik i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka caktuar drejtorin e ri të spitali të Beratit pasi ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me shefat e pavioneve në drejtorinë e spitalit të Beratit.

Pas këtij takimi Beqiri konfirmoi pezullimin nga puna të Idlir Frashërit, drejtorit të spitalit të Beratit, ndërsa në vend të tij emëroi Arqile Vasilin.

?Jam në spitalin e Beratit ashtu si në të gjitha spitalet e vendit për të demonstruar edhe një herë se gjëja me e rëndësishme në këtë periudhe para elektorale është aderimi në përputhje të plotë me ligjin për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë. Është e rëndësishme që të gjithë punonjësit dhe personeli i shëndetësisë të mos këtë kundërvajtje me ligjin?, tha Beqiri.

Dje nisi procedimi penal ndaj Idlir Frashërit, në bashkëpunim me disa punonjës të spitalit të Beratit dhe deputetin e LSI-së Gledion Rehovicën, kanë konsumuar veprën penale të ?korrupsionit aktiv në zgjedhje?.

Free Traffic Exchange