Report TV - Ambasadori Italian:Shit-blerja e votës është e rëndë, refuzojeni

2017-07-09 1

Pas Ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin edhe Ambasadori Italian në vendin tonë apelon drejt qytetarëve Shqiptarë, që të mos shesin votën e tyre me 25 Qershor.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë Alberto Cutillo, thekson se blerja e votës është e papranueshme, ndaj duhet refuzuar me çdo kusht.

Deklaratat e Ambasadorit Italian u bënë gjatë ditës së Republikës Italiane, festë e cila çdo vit celebrohet edhe në Shkodër nga Konsullata Italiane.

Përfundimi i reformës në drejtësi dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor janë vendimtare në raportin e dhjetorit dhe procesin e integrimit të vendit tonë. Për këtë faktori ndërkombëtar çdo ditë po rrit presionin mbi qytetarët dhe politikën Shqiptare.