Report TV - Banka e Shqipërisë synon të bëjë lekun “violinë të parë” në treg

2017-07-09 0

Banka qendrore e Shqipërisë dëshiron të frenojë përdorimin e euros, në mënyrë që politika e saj monetare të funksionojë më mirë dhe të mbrojë sistemin e saj bankar nga goditjet e kursit të këmbimit.

Ka deklaruar kështu dje, në një intervistë për agjencinë e lajmeve REUTERS, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Sipas tij, nuk është fjala për një përpjekje për largimin e euros nga ekonomia e Shqipërisë, vend kandidat për t?u bashkuar me Bashkimin Evropian. Por plani i bankës qendrore është për të nxitur gradualisht rritjen e përdorimit të lekut në financa dhe ekonomi.

?Së pari, ne duam të rrisim fleksibilitetin dhe efikasitetin e politikës sonë monetare në monedhën vendase. Politika monetare stimuluese do të transmetohej më mirë nëse do të kishte më shumë transaksione në monedhën vendase,? tha Sejko. Banka, gjithashtu, dëshiron ?të ruajë dhe mbrojë stabilitetin financiar, pasi një nivel i lartë i huadhënies në euro do të ekspozonte sistemin bankar shqiptar ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit?, shtoi ai.