Mali i Zi, zyrtarisht në NATO - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mali i Zi është zyrtarisht anëtari i 29 i NATO-s. Në Departamentin amerikan të Shtetit është zhvilluar ceremonia e pranimit të vendit, në të cilën morën pjesë nënsekretari Thomas Shannon dhe shefi i NATO-s, Stoltenberg. Kryeministri malazez Dushko Markoviç dorëzoi dokumentin e pranimit. Me një ushtri prej 2 mijë trupash, Mali i Zi bëhet anëtari më i ri i NATO-s, pas anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në 2009-ën.Hyrja e vendit në këtë aleancë shënon një kthesë historike, për shkak të lidhjeve të tij me aleatin e dikurshëm, Rusinë. Kjo ngjarje ka zemëruar Kremlinin, që është shprehur kundër zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s. Moska ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet ekonomikisht, veçanërisht në industrinë e turizmit, që mbështetet tek pushuesit nga Rusia.Ndërsa presidenti Trump ka deklaruar se pranimi i Malit të Zi në NATO tregon se dera e saj mbetet e hapur për ato vende që janë të gatshme të realizojnë reformat për të përmbushur standardet e NATO-s.Procesi i pranimit zgjati thuajse 7 vjet dhe për herë të parë flamuri malazez do të valëvitet përkrah flamujve të tjerë në shtabin e Aleancës në Bruksel në 7 qershor.