TRANE-Sesa janë ftohur marrëdhëniet mes dy partive të koalicionit qeveritar PS-LSI, kjo vihet re në deklarata gjatë fushatës elektorale ku nuk ndalen thumbimet mes tyre.
Një debat së fundmi është rindezur dhe për Arsimin e Lartë, ku përplasja ka qenë mes ministres së Arsimit Lindita Nikolla e deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj.
Deklaratave të deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj se ripërsëritja e këtij sistemi pranimesh në universitet, që ajo e quan klientelist, do të thellonte dështimin, ka shkaktuar reagimin e ish-ministres së Arsimit.