http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste per Integrim rrit dozën e sulmeve dhe akuzave ndaj Partisë Socialiste. Reforma me arsim e kritikuar edhe me herët nga drejtues e deputete te LSI është bere serish shkak i replikave ne distance mes tyre dhe ish-ministres Lindita Nikolla. Kejdi Mehmetaj e dyta ne listën e kandidateve te LSI ne Tirane ka akuzuar ish-ministren se ligji i arsimit te larte ka favorizuar universitetet private, aty ku sipas Mehmetajt zonja Nikolla ka marre diplomën. Po ashtu përfaqësuesja e LSI ka hedhur poshtë aludimet se LSI mund te shpërndaje tezat apo premtoje nota kaluese.I menjëhershëm ka qene reagimi i ish-ministres Nikolla po përmes facebook. Lindita Nikolla njëherësh Kandidate ne qarkun e Lezhës nga Partia Socialiste sqaron se ligji u jep mundësi me te mirëve te zgjedhin degët qe duan, universitetet kane kontroll mbi cilësinë ndërsa jane rritur buxhetet e tyre. Replikën ministria e mbyll me nje këshille ndaj Kejdi Mehmetajt.?Mos e bëj gabimin që bëre një vit më parë, duke shkaktuar panik tek maturantët. A ke menduar një çast se sa keq ke ndikuar tek ata me daljet e tua vend e pa vend? Të njëjtën gjë po tenton të bësh edhe këtë vit me statusin tënd. Nuk meritohen votat kështu! Ndaj të pres të dalësh e të bësh thirrje që të ndëshkohet kushdo që mashtron maturantët, duke iu ofruar tezën imagjinare në këmbim të kartës së identitetit dhe të eurove për kartën e prindërve. Bashkohu dhe ti me mua për ta denoncuar këtë mashtrim! E para, nuk ka asnjë shans, për askënd, që teza e sekretuar e maturës shtetërore, me disa nivele sigurie, të dalë. E dyta, ky është trefish krim: njerëzor, shoqëror dhe elektoral. E treta, gënjeshtra nuk mund të jetë kurrë një shans për të gjithë.?Pas reagimeve dhe kundërpërgjigjeve te para, kane vijuar ne distance me komente dhe akuza te tjera replikat mes deputetes se LSI dhe ministres Nikolla.