Report TV - Shkarkimi, Lazimi kallzim penal Ekonomit, reagon minstrja

2017-07-09 0

TIRANE-Shkarkimet në administratë përfundojnë në Gjykatë.

Pasi LSI deklaroi se PS e PD kanë nisur një fushatë spastrimi nga radhët e drejtorëve nga radhët e saj në administratë, kërcënoi se do të bënte kallzim penal për 4 ministra.

Ditën e sotme u konkretizua një prej padive.

I saposhkarkuari nga Drejtori i Përgjithshëm i Postës, Majlind Lazimi ka depozituar një padi penale ndaj ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi në Prokurorinë e Përgjithshme për largimin e tij nga puna.

Sipas Lazimit, shkarkimi i tij ishte politik, pa motiv dhe i paligjshëm, ndaj ka kërkuar pavlefshërinë e tij.

?Nuk ka asnjë motivacion dhe arsye në atë shkarkim. Besoj se është e nevojshme që secili të ndjekë argumentet, unë të miat i kam depozituar në prokurori, dhe në Gjykatën Administrative për ta shpallur urdhrin të pavlefshëm. Nëse do kishte diçka ligjore që unë kam shkelur do ishte e ndershme për të gjithë të jepej arsyeja, nuk kam asgjë të shkruar vec një urdhri për lirim nga detyra, pa motivacion, argumentim. U hap si lajm në media për përfshirje në fushatë, por nuk ka asgjë për këtë, duhet të jepet arsye logjike, qoftë edhe jo ligjore?, tha ai.