Report TV - Zgjedhjet, Vlahutin: Presionet për të votuar, të papranueshme

2017-07-09 0

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin nga Shkodra ka theksuar se procesi zgjedhor në Shqipëri është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit ndaj u ka bërë thirrje votuesve të mos pranojnë asnjë presion qoftë edhe nga familjarët e tyre.

Vlahutin në takimin që pati me shoqërinë civile tha se komuniteti ndërkombëtar po planifikon monitorimin e zgjedhjeve ndërsa është duke vëzhguar lëvizjet në administratë apo nëse ka abuzime me transaksionet e parave.

?Çdo lloj presioni apo transaksioni mbi blerjen e votës me para në dorë apo favor tjetër, duhet refuzuar. Ju si përfaqësues të shoqërisë civile keni përgjegjësi më të madhe për të raportuar e monitoruar këto abuzime. Zgjedhjet janë përgjegjësi thelbësore e qytetarëve. Çdo qytetar duhet të jetë vigjilent për çdo element që tenton të abuzoje me procesin. Ne si komunitet ndërkombëtar po planifikojmë të monitorojmë zgjedhjet.