Sondazhi i parë profesional për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit do të publikohet nesër në Report Tv nga ?Instituto Piepoli?, kompania lider në tregun e sondazheve në Itali.
Më në fund, më 25 qershor do të votohet dhe për herë të parë partitë do të hyjnë të vetme në garë.
Kush do ta fitojë sfidën e madhe elektorale? Dhe kush do të jetë kryeministri i ardhshëm? Mezi pret ta mësosh? Ne të Report TV të ndihmojmë për ta ditur i pari.
Report TV, në bashkëpunim me Institutin Piepoli, institucioni më i vjetër dhe më i famshëm i sondazheve në Itali, do të nxjerrë çdo javë një sondazh me parashikimin e votimit.