Report TV - 1 Qershori, fëmijët mirditorë i japin ngjyra të veçanta sheshit të Rrëshenit

2017-07-09 7

Mirditorët e vegjël i kanë dhënë ngjyra fantastike festës së 1 Qershorit. Kostumet kombëtare që trashëgohen dhe enden e qëndisen edhe sot në familjet e tyre janë veshja më e preferuar për këtë ditë të bukur feste.

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, mirditorët e vegjël janë mbledhur nga të gjitha fshatrat e Mirditës për festuar në kryeqendrën e saj, në sheshin e Rrëshenit. Këngët, vallet e hareja fëminore i kanë dhënë jetë e gjallëri qytetit

Kur vjen fjala për të interpretuar këto këngë e valle tradicionale këta fëmijë janë shumë seriozë e të përpiktë në realizimin e koreografinë tradicionale.

Ndrec Dedaj, është Kryetar i Bashkisë Mirditë ka përgëzuar fëmijët për spektaklin e bukur që u kanë dhuruar qytetarëve dhe u ka uruar lumturi mirëqenie dhe gëzim në këtë ditë të veçantë. Një festë plot ngjyra dhe larmi kostumesh kombëtare e ka bërë më të veçantë 1 qershorin e mirditorëve të vegjël.

Free Traffic Exchange