Shpëtim Idrizi ka prezantuar sot kandidatët për deputetë të PDIU për zgjedhjet e 25 qershorit në Fier.
Idrizi ritheksoi se PDIU në gjithë rrugëtimin e saj është rritur përditë, sepse kauza e saj është për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar.
?Në 27 vjet ne kemi parë politikanë që vijnë këtu duke stigmatizuar njëri-tjetrin, për ta mbajtur të ndarë këtë vend të vogël e të begatë në konflikt të vazhdueshëm.
Për një arsye të vetme, se nuk vijnë dot para jush të japin llogari për premtimet që kanë mbajtur para 4 vitesh.
Sot, na tregojnë filmin ?Liza në botën e çudirave? me premtimet që i bëjnë shqiptarëve. Na ruaj Zot nga pushteti i vetëm, apo i dy ?tre vetëve? deklaroi ai.
Idrizi theksoi se kauza e shqiptarëve të Çamërisë është betejë e përbashkët për ta parë Shqipërinë bashkë nga Preveza deri në Mollën e Kuqe.