Komunikimin e përjavshëm javor, Kryeministri Edi Rama ia kushtoi Reformës në Administratën Publike, që sipas tij, deri tani ka mbetur peng e koalicioneve me partitë e vogla. Rama kërkoi votat e shqiptarëve si një kryengritje për të pastruar administratën nga klientelizmi.
Rama kërkon nga shqiptarët ta votëbesojnë sërish si Kryeministër, pasi sipas tij, krerët e partive rivale e duan qeverinë për ta vënë në funksion të partive të tyre.
Rama u ktheu përgjigje edhe zërave pas marrëveshjes së 18 Majit me Lulzim Bashën, duke hedhur poshtë aludimet për një marrëveshje bashkëqeverisjeje me Partinë Demokratike, apo edhe të një komploti ndaj LSI-së.
Në fund, si tifoz i Juventusit, Rama gjen arsye për të mos u hidhëruar pas një humbjeje.
Tv Klan