http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje votuesve të mbështesin masivisht PS-në, në mënyrë që të mos lejojnë formimin e koalicioneve me partitë e tjera. Apelin ai e bëri gjatë komunikimit javor në Facebook. Kryeministri sqaroi se nuk ka asnjë plan për bashkëqeverisje me demokratët.Ndërkohë, Rama zhvilloi takime edhe në zonën e Myzeqesë. Në Krutje ai tha se vetëm socialistet, mund ta çojnë bujqësinë përpara. Më herët gjatë ditës, kryeministri Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj përuruan edhe parkun Olimpik të Tiranës.