I nisur të enjten me shfaqje teatri nga fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës, parakalimit të kostumeve popullore nga gjithë trevat shqiptare, aktiviteteve që kryefjalë kishin muzikën dhe vallen e traditës, Festivali Mbarëkombëtar Folklorik për Fëmijë, njohu në mbrëmjen e së shtunës fituesit e saj.
16 grupe folklorike me protagonistë fëmijët ngjitën në skenën e kalasë së Gjirokastrës, trashëgiminë kulturore atë materiale dhe jo nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.
Në fund me çmimin e parë u vlerësua grupi folklorik i Qendrës Kulturore të Gjirokastrës. Ata u prezantuan me këngën polifonike ?Ç?bëhet në shtëpinë tonë?, valle e këngë të Libohovës dhe ?karagunën? e njohur grupit të Dropullit
Të dytët më të mirë u vlerësuan fëmijët e Pejës dhe të tretët artistët e rinj nga Kurbini. Çmimi për paraqitjen e bukur në edicionin e dytë iu dha grupit folklorik të Korçës.
Solisti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Rexhep Çeliku, në detyrën e kryetarit të jurisë çmoi transmetimin e disa prej motiveve më të vjetra të folklorit te fëmijët-artistë.
Në op