“Dritë”, një dokumentar për Gjon Milin

2017-07-09 9

Më shumë i njohur përtej kufijve të Shqipërisë, Yllka Gjollesha dhe Suela Bako, sjellin të parin film dokumentar për Gjon Milin. ?Dritë? është ecja e dy regjisoreve në gjurmët e fotografit në vendin e lindjes, Korçë, në Rumani ku jetoi deri në adoleshencë e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku ai zhvilloi artin e fotografisë e që njihet si pionieri i stroboskopizmit.

Për të ndërtuar portretin e Gjon Milit, për Gjolleshën dhe Bakon, nuk ishte një sipërmarrje e lehtë, kur përpara tyre zbulohej një njeri tejet konservator.

Premierën e parë ?Dritë? e pati në Festivalin e Filmit të Pavarur në New York, në Shtetet e Bashkuara aty ku zhvilloi gjithë karrierën, punoi për revistën e njohur ?Life?, hapi ekspozita, njëra prej tyre e vlerësuar nga filozofi Jean Paul Sartre, fotografoi personalitete të kohës si Alfred Hitchcock, Frenk Sinatra, Sophia Loren e të famshmen ?Picasso duke vizatuar me dritë?. Pas shfaqjes në Tiranë dhe Korçë, në këtë të fundit, Gjon Mili do të nderohet me një muze ku do të vendosen mbi 200 fotografi të realizuara me metodën me lëvizje.

Tv Klan