LSI prezanton kandidatët për deputetë në Kukës

2017-07-09 22

Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi kandidatët për deputetë të LSI për qarkun Kukës. Nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se beteja e kësaj force politike nuk është me ata që merren me LSI.

"Motra dhe vëllezër, ne anëtarët, simpatizantët, votuesit, mbështetësit e LSI-së nuk merremi me të tjerët, edhe kur të tjerët merren me ne. Ne nuk merremi me të tjerët sepse sfida jonë nuk është beteja me ta, sfida jonë është beteja me të nesërmen e Shqipërisë. Sfida jonë është beteja që duhet ta fitojmë për të nesërmen e rinisë së këtij vendi, për të nesërmen e rinisë së Kukësit e cila nuk duhet të kërkoj rrugën e shpëtimit në emigracionin e paligjshëm, por duhet ta gjej shpëtimin, punën, dashurinë për atdheun, pikërisht në trojet e veta, pranë familjeve të veta dhe LSI merr përsipër ta bëj Shqipërinë vendin e punës, të mirëqenies dhe të dashurisë së shqiptarëve?.

Sipas materialit të shpërndarë nga zyra për shtyp e LSI, i pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ish-kryetari Ilir Meta, i cili ripërsëriti bindjen e tij se kjo forcë politike do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Në Kukës, Meta zbuloi edhe një pasion të tij, atë për daullen.

Tv Klan