Report TV - Durrës,privatizohen plazhet publike Bashkia:Pushuesit s'i mirëmbajnë

2017-07-09 4

Bashkia e Durrësit privatizon plazhet publike. Këtë sezon turistik veror do të ketë më pak plazhe publike përgjatë vijës bregdetare të Durrësit.

Qytetarët do të kenë mundësi për të qëndruar pa lekë në bregdet vetëm në tre parcela të vogla në plazh, nga ura e Dajlanit deri në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, pasi hapësira tjetër do të zotërohet nga privati.

Bashkia Durrës ka parë të arsyeshme t'ia kalojë privatit vijën bregdetare, për ta administruar më mirë. Avdyl Koka, drejtori i tatimeve në bashki tregon se, përtej kërkesave të shumta të qytetarëve për të pasur me shumë hapësira në bregdet, do të mendohet që në të ardhmen të menaxhohet vija bregdetare totalisht nga privati.

Free Traffic Exchange