“Shpërthen” dhuna në familje - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkaqet e dhunës në familje janë nga më të ndryshmet, por ajo që është e sigurt është se fenomeni po njeh vetëm rritje. Gjendja e vështirë ekonomike, përdorimi i pijeve alkoolike dhe bixhozi, kanë çuar në shkatërrimin e dhjetëra familjeve.I tillë është edhe rasti i Dhuratës, nënës së katër fëmijëve. Prej më shumë se tre vitesh ajo dhunohej nga bashkëshorti, por edhe kur e denonconte në polici, ajo e tërhiqte padinë për shkak të fëmijëve.Dhurata Karaj: Unë e bëra denoncimin në polici, por e tërhoqa për hir të katër fëmijëve. Ai prej katër vitesh ushtronte dhunë ndaj meje.Situata u përkeqësua, pas tërheqjes së urdhrit të mbrojtjes në policia. Bashkëshorti nuk dhunonte më Dhuratën, por fëmijët e mitur. Për avokaten, e cila asiston të prekurit nga dhuna në familje në Gjykatën e Tiranës, rastet janë shtuar nga viti në vit.Gjatë vitit 2016 në policinë e kryeqytet janë lëshuar 750 urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje për gratë. Ndërsa në 5 muajt e parë të 2017 u dhanë 420 të tillë.