Ora News – Fier, hapet sezoni turistik

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Darëzeza ka hapur zyrtarisht sezonin turistik. Kryebashkiaku Subashi ka përshëndetur të pranishmit, duke u uruar mirëseardhjen në Darzezë, ku siç tha ai nuk mungon asgjë.
Armando Subashi: ?Është i gjithë ky bregdet që pothuajse është i virgjër. Ku padyshim jo vetëm na afron shumë me natyrën, jo vetëm që na bën të ndjejmë realisht atë, të ndjejmë detin, rërën e pastër dhe me jodë. Por sigurisht na jep mundësinë neve si Bashki të mos bëjmë gabimet që janë bërë për më shumë se 20 vite në pjesën tjetër të bregdetit shqiptar.?
Edhe vetë qytetarët kanë vlerësuar punën e bërë për pastrimin e të gjithë vijës bregdetare, një bashkëpunim i mirë ky mes Bashkisë së Fierit dhe një kompanie të pastrimit.
Qytetarët: ?Plazhi është i pastër, por edhe rruga që është kryesore për të ardhur deri këtu është mjaft e mirë. Ndoshta për shërbimin është shpejt që të flasim.?
Një pjesë e rëndësishme për këtë vijë bregdetare janë edhe bizneset që operojnë në fushën e turizmit. Rreth 30 njësi shitje dhe shërbimi kanë hapur dyert bashkë me sezonin turistik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-hapet-sezoni-turistik/