Edhe pse në Cërrik, disa km larg Tiranës, Lulzim Basha mesa duket e kishte ndjekur fjalimin e rivalit Edi Rama gjatë përurimit të Parkut Olimpik të Tiranës me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Duke përdorur simbolikën sportive, kreu i opozitës, u bëri thirrje shqiptarëve që më 25 qershor t?i bëjnë kosh Edi Ramës.
"Koshat që bënte sot në basketboll janë koshat që ua ka bërë ju me rritjen e faturës së energjisë, me subvencionet e munguara.
Sillet si yll kinemaje. Nuk është kryeministri i njerëzve të thjeshtë. Është kryeministr i Republikës së Vjetër që ju do shembni përfundimisht me votën tuaj", u shpreh Basha.
Duke premtuar ulje taksash, rritje ekonomike dhe më shumë vende pune, pjesë e programit elektoral të PD-së, Basha e quajti vetën Kryeministri i ekonomisë.
E pikërisht për të ballafaquar alternativat, ai ripërsëriti ftesën për debat ndaj Edi Ramës.
"E ftoj në debat por thotë së s'do. Sepse nuk do të përballet me të vërtetën që nuk mbajti asnjë premtim.
Njerëzit kanë nevojë për punë, shkolla, para, subvencione dhe jo palma dhe fasada. Unë do të jem kryeministri i punës dhe punësimit", u shpreh Basha.