Ora News – “Republika e Re”, Basha kërkon votë masive për të realizuar reformat

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka kërkuar votë masive pro Partisë Demokratike me 25 qershor për të realizuar atë ai e konsideron Republikën e Re.
Gjatë takimeve në Elbasan, Basha tha se opozita është e bashkuar ndërsa kundërshtarët e tij kanë një votë të ndarë.
Basha: Sa më e thellë fitorja e Republikës së Re, aq më i shpejtë do të jetë mëshimi i shqiptarëve drejt premtimit të demokracisë së vërtetë, ekonomisë së fortë dhe të nesërmes së sigurtë për çdo shqiptar.
Po ashtu Basha premtoi se do të ndalojë hyrjen në doganat shqiptare të mallrave që janë subvencionuar nga vende të tjera, kjo për të stimuluar ekonominë vendase.
Basha: Unë do ta mbyll doganën shqiptare për prodhimet bujqësore të subvencionuara nga qeveritë e tjera që konkurojnë në mënyrë të pandershme djerësën e fermerëve shqiptarë. Fermerët shqiptarë do të jenë të parët, prodhimet tuaja do të shiten të parat dhe vetëm pasi prodhimet tuaja të kenë të garantuar tregun atëherë me tarifa proporcionale, të barabarta me subvensionet që qeveritë e huaja u paguajnë fermerëve të huaj, vetëm atëherë prodhimet e tyre byujqësore mund të konkurojnë në mënyrë të ndershme me prodhimin tuaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/republika-e-re-basha-kerkon-vote-masive-per-te-realizuar-reformat/