Ora News – Premtimi i Idrizit: 100 mijë vende pune dhe treg të përbashkët mbarëshqiptar

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka prezantuar programin elektoral, ku në fokus të tij janë çështja kombëtare, çështja e shqiptarëve të Çamërisë, zhvillimi ekonomik i vendit dhe punësimi.
Në prezantimin e programit, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, u shpreh se vizioni i programit të PDIU-së është interesi i qytetarëve shqiptarë.
Idrizi: ?Vizioni i programit të PDIU-së është kombëtarist, ku prevalon interesi qytetar dhe ai kombëtar. Ajo që na bashkon të gjithë shqiptarëve është Atdheu, është kombi, është flamuri, është gjuha, është historia. Çështja Çame është në themelin tonë jo si çështje e veçuar, por si një Çështje Kombëtare shqiptare, si një çështje që i bashkohet hartës identitare të Shqipërisë. Ne kemi folur dhe do të vazhdojmë të flasim, e të luftojmë për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, në Greqi, në Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarët.
Të gjitha ato janë çështje tonat, janë çështje shqiptare, siç është edhe Çështja Çame. Heqja e Ligjit të Luftës nga Greqia do të jetë hapi i parë për zgjidhjen e Çështjes Çame. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë nga shteti shqiptar të ulet me shtetin grek për të gjetur rrugën e zgjidhjes drejt heqjes së Ligjit të Luftës dhe për të shkuar drejt zgjidhjes së çështjes së pronave të popullsisë së Çamërisë në Greqi?.
Sipas kryetarit të PDIU-së duhet të bashkëpunohet me Kosovën dhe Maqedoninë, për të krijuar një treg të përbashkët për 7 milionë shqiptarë, ndërkohë që tha se falë iniciativave të PDIU-së do të bëhet e mundur hapja e 100 mijë vendeve të punës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/premtimi-i-idrizit-100-mije-vende-pune-dhe-treg-te-perbashket-mbareshqiptar/

Free Traffic Exchange