Ora News – Pronarët edhe 4 ditë kohë për ankimim, ndryshe humbasin pronat

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pronarët kanë pak ditë kohë për të drejtën e animimit në Gjykatën Administrative, nëse nuk janë dakord me vlerësimin e bërë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për vendimet e 1995. Kryetari i Shoqatës ?Pronësi me Drejtësi?, Myrshit Vorpsi thotë se hapja e një proçesi gjyqësor është e vetmja mundësi për të shkuar në Strasburg nga ku mund të fitojmë të drejtën e pronës. Sipas tij pronarët po shpronësohen dhe zhvishen nga pronat me ligjin e fundit nr 133, por edhe me 14 ligje të tjera që transferojnë pronën nga njëra palë në tjetrën.
Të gjithë pronarët të cilët nuk janë dakord me vlerësimin financiar për vendimet e 1995, të bërë nga Agjencia e Trajtimit të Pronës apo edhe ata të cilëve çështja e tyre është konsideruar e ezuaruar deri në 8 qershor mund të bëjnë ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.
Kryetari i Shoqatës ?Pronësi me Drejtësi?, Myrshit Vorpsi, thotë se pronarët do të marrin një rrugë të vështirë deri në Strasburg për të fituar të drejtën e pronës.
Vorpsi: Do u kërkojmë pronarëve të marin edhe njëherë një rrugë të mundimshme, por fatkeqësisht është e vetmja zgjidhje. Nëse pronarët nuk e ankimojnë sot brenda datës 8, këtë ndërhyrje që e ka bërë ligji, ata do të humbasin përfundimisht të drejtën e tyre. Sepse ai vendim i Agjencisë do të bëhet titull ekzekutiv dhe si i tillë nuk mundet më të ndryshohet dhe as të ankimohet në asnjë nga shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/pronaret-edhe-4-dite-kohe-per-ankimim-ndryshe-humbasin-pronat/

Free Traffic Exchange