Edhe nga Kavaja, kryetari demokrat, Lulzim Basha, ka pasur probleme me zërin.
Pas ngjirjes një javë më parë në çeljen e fushatës së PD në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", një njëjtin fat Basha ka pasur edhe në Kavajë, ku në fund të fjalimit ka pasur probleme të theksuara me zërin.
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë dhe kandidatin e opozitës për kryetar bashkie të Kavajës, Isa Sakja, Basha hodhi sërish akuza në drejtim të dy forcave politike në koalicionin qeverisës, PS dhe LSI.
Basha tha se "dy partitë e maxhorancës janë përfshirë nga sherri se kush do marrë tepsinë dhe drejtojë timonin".
Kreu i PD tha gjithashtu se 25 qershori do shënojë fundin e Republikës së Vjetër si dhe largimin e "baftjarëve" të politikës, duke shigjetur me këtë të fundit LSI-në dhe ish-kryetarin e saj, Meta.