http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara pas zyrave në Tiranë, Krujë, Fier dhe Kavajë, u hap dhe në Gjirokastër. Pranë ADISA bëhen aplikimet për shërbime të ndryshme, të cilat i përcillen institucioneve që më pas prodhojnë dokumentin e kërkuar. I pranishëm ne hapjen e zyrës kryeministri Rama tha se shtrirja ne tw gjithë Shqipërinë do transformoje shërbimet.?Shtrirja e gjithë këtyre stacioneve në gjithë Shqipërinë, - u shpreh Kryeministri Rama, - do transformojë komplet shërbimin për qytetarët, që nuk do jetë nevoja të ikin në qindra dyer e zyra, por vijnë këtu direkt dhe ose e marrin në shtëpi përgjigjen, ose e marrin në zyrën përkatëse, sipas rastit, gjithmonë pa kaluar nga kanalet e ryshfeteve. Ajo që do ta rrisë dhe më shumë është kur të fuqizohet shërbimi online. Njerëzve t?u thuhet që këtë shërbim mund ta marrësh nga shtëpia, nga telefoni, nga kompjuteri e nuk ka nevojë të vish në zyrë. Në të gjitha bashkitë, për katër vite, ne do ta plotësojmë këtë sistem dhe me këtë sistem mbyllet cikli shumë vjeçar i torturave nëpër zyra.? Më pas kryeministri inspektoi punimet ne kishën e Shën Mërisë ne fshatin Labovë të Lunxhërisë. Kisha si dhe rruga Kthesa e Labovës - Labovë e Kryqit i janë nënshtruar një projekti restaurimi. Pas vizitës në Kishën e Shën Mërisë, Rama u ndal dhe në fshatin Labovë, ku premtoi investime ne bujqësi e turizëm.