Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Universiteti Politeknik i Tiranës do të presë 1960 studentë të rinj për vitin e ardhshëm akademik.
Rektori i këtij Universiteti, Andrea Maliqari, bën të ditur se pas 3 vitesh pezullimi nga Ministria e Arsimit, janë propozuar kuota dhe për studimet e doktoraturës.
?Ne kemi respektuar atë numër kuotash që kemi pasur edhe vitin e kaluar rreth 1960 kuota. Pas një ndërprerje kemi përcaktuar edhe kuota që i takojnë studimeve të nivelit të tretë të doktoraturës. Tarifat e studimit në të gjitha programet e studimit nuk kanë ndryshuar?, shprehet Maliqari.
Për herë të parë këtë vit, pranë Fakultetit të Arkitekturës do të hapet një program i ri studimi Arkitekturë në interier dhe dizajn.
Maliqari thotë se përsëri kriteret e pranimit në Arkitekturë do të jenë të njëjta me programet e tjera, ndërkohë që vitin e ardhshëm do të rikthehet testimi i veçantë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/politekniku-1960-kuota-per-vitin-e-ardhshem-akademik/