Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Taksia e Rudina Dembacaj, aktores së humorit e cila moderon emisionin ?Mos i fol shoferit? transmetuar mbrëmjen e të premte në Ora News udhëtoi drejt Kukësit.
Pasagjerja speciale këtë herë ishte ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Duke komentuar listat e kandidatëve të PD-së, Kodheli thotë: ?Jozefina dhe Majlinda duhej të ishin aty?.
?Nuk është çështje gjynahu por çështje parimi. Nuk shikoj asnjë arsye. të asnjë natyre, logjike, politike morale, sociale, racionale që më bën të besoj se nuk duhej të ishte Jozefina në listën e PD?
Është hera e parë që në Kukës drejtimin e PS-së e merr një grua. Zonja Kodheli është e para në listën e kandidatëve dhe e parandjente që as këtë herë nuk do të ishte kandidate në Tiranë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kodheli-topalli-e-bregu-duhej-te-ishin-ne-listat-pd-beni-sdi-te-ece-vete/