Ministri teknik i Shëndetësisë, Arben Beqiri, ka shkelur kontratën kolektive të punës dhe Kodin e Punës, duke anuluar të gjitha lejet e marra dhe duke ndaluar marrjen e lejeve për çdo punonjës deri në datën 25 qershor 2017.
Për këtë ka reaguar Federata e Shëndetësisë, e cila thotë se ministri teknik nuk ka asnjë kompetencë për të përfaqësuar Këshillin e Ministrave.
Kreu i sindikatës, Petrit Fragu shprehet se Federata e Shëndetësisë ka marrë masat për të paraqitur edhe një padi në gjykatën administrative si sindikatë ligjore që përfaqëson punonjësit e Shëndetësisë.
Sipas urdhrit të Ministrit teknik të Shëndetësisë, të gjithë punonjësit që janë duke kryer lejet vjetore, do të njoftohen për paraqitjen në detyrë dhe për mbushjen e lejes vjetore pas datës 26 Qershor 2017.