stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Në vitin 2015 kryeministri Rama inauguroi Qendrën Ndërkulturore Komunitare,me financim prej 140 milionë lekësh nga KE, PNUD dhe Bashkia Korcë.Por menjëherë pas ceremonisë, qendrës iu vu kyci përgjithmonë.
Kryeministri Rama është shprehur se hapja e Qendrës Ndërkulturore Komunitare është një shembull rrezatues për qeverinë e tij dhe gjithë të tjerët, por kjo qendër pas inaugurimit nuk është hapur më kurrë, ndaj dy kryetarët dhe disa përfaqësues të komunitetit rom e kanë denoncuar këtë fakt emisionit ?STOP?.
?Ishte menduar në projekt që të ishin një sërë aktivitetesh për arsimin e fëmijëve, trajnime, aktivitete për të rinjtë, zëri i komunitetit rom, i cili do të ishte në bashki. Do të kishte një koordinator nga komuniteti rom dhe egjiptian, i cili do të përfaqësonte këtë qendër. Por unë kam rreth tre vite që nuk kam parë që kjo qendër të funskionojë në emrin e këtyre komuniteteve. Unë kam pasur një aktivitetet për 8 Prillin, që ka qenë dita botërore e jona. Unë kam ardhur për të bërë provat për të dhënë një koncert, por më ka ndaluar drejtori i kësaj bashkie, i cili quhet Ilir Zguri, më ka thënë që kjo nuk është një qendër për tallava. Ilir Zguri kërkon që gjithmonë kjo qendër të menaxhohet vetëm nga ajo, kur të dojë ajo t?i japë çelësat dhe jo kur të kërkojmë ne.?
Përfaqësuesit e këtij komuniteti shprehen se gjersa kryeministri Rama e ka inauguruar Qendrën Ndërkulturore Komunitare për ta, pse të mos shfrytëzohet prej tyre, por zhvillohen aktivitetet në lokale me qira.
Koordinatorja e Qendrës Ndërkulturore Komunitare, Anjeza Duçi nuk qëndron në qendrën në fjalë, por në godinën e bashkisë së vjetër të Korçës. Ajo shprehet se orari zyrtar i qendrës është 08:00-16:00 dhe për sa i përket mosfunksionimit të kësaj qendre, thotë se ajo si koordinatore bën edhe punë të tjera.
?Unë kam një drejtor mbi kokë, kështu që ... çfarë të them unë??
Kjo ishte përgjigjia e saj përpara kamerave të emisionit ?STOP?, por më pas, kur mendon se ato janë fikur, tregon gjithçka.
Koordinatorja ? Nuk kam as kompjuter, nuk kam as tavolinë... Nuk kam asgjë! Dhe për të bërë një raport përshembull, që më duhet, duhet të shkoj: ?Ta përdor një çikë kompjuterin tënd? Ose në shtëpi.
Gazetarja ? Ajo (qendra) rri mbyllur dhe ti rri këtu. Kupton? Te kjo godina e vjetër.
Koordinatorja ? Çfarë të të them? Unë nuk kam as çelësin e qendrës! Kam menduar të jap edhe dorëheqjen në fakt. Që në Shkurt kam bërë kërkesën.
Gazetarja ? Po pse?
Koordinatorja ? Po sepse nuk po mundesha më. Nuk po rrija te qendra dhe domethënë më dukeshe si kot fare. Dhe ashtu është!
Gazetarja ? Po mirë, s;je futur asnjë ditë aty Anjeza?
Koordinatorja ? Në fillim po, shkoja rrijë sepse kisha çelësin.
Gazetarja ? Sa ke? Kur? Në ç?periudhë?
Koordinatorja ? Që në Shkurt, vitin e kaluar.
Gazetarja ? Sa ke qëndruar aty?
Koordinatorja ? Me ditë. Vetëm 2-3 ditët e para, pasta...