Urdhri i Ekonomit - Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Postave, Lazimi: Eshtë nul

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Menjëherë pas ngritjes së Task Forcës së Monitorimit të Administratës, ka ardhur shkarkimi i parë në administratën shtetërore.
Drejtori i Postave, Majlind Lazimi është liruar nga detyra dhe shkak mësohet se ka qenë fushata elektorale.
Një njoftim i ardhur nga PD informonte se shkarkimi i tij është bërë për shkelje të ligjit elektoral dhe ushtrim presioni ndaj punonjësve për interesa elektorale.
Në reagimin e parë për mediat Lazimi bëri publike shkresën e lirimit e cila ishte firmosur nga ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi. Ai e cilësoi nul vendimin pasi nuk ka raport të këshillit mbikqyrës të postës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkarkohet-drejtori-i-pergjithshem-i-postave/